FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nënshtetësia e Janullatos, Theodoros Pangalos vlerëson Ilir Metën

 Theodoros Pangalos politikani i njohur grek ka falenderuar Presidentin Ilir Meta për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Në një mesazh dërguar kreut të shtetit shqiptar, Pangallos e vlerëson dhënien e shtetësisë si Januallaost si një gjest vlerësimi për një njeri që u ka shërbyer jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare.
Mesazhi i  Theodoros Pangalos 
“Ju falenderoj dhe ju përgëzoj për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos”
“Konstatoj personalisht veprën e tij madhore (Janullatosit) për lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare.
“Zoti President, uroj për ju, familjen Tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj, një Vit të Ri, të lumtur e të suksesshëm. Me konsideratë e respekt, Theodoros Pangalos”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?