Nesër Ilir Meta betohet si President i Shqipërisë, detaje nga ceremonia

Kur mbeten edhe pak orë nga nisja e ceremonisë zyrtare të betimit të Presidentit të ri të Republikës, gjithçka është pothuajse gati. Salla e Kuvendit, sheshi përpara saj, por dhe rruga e cila ishte me pllaka të dëmtuara është rikonstruktuar nga një prej ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkaq, vëmendje i është kushtuar dhe gjelbërimit përreth sallës së seancave plenare, ku në orën 18:00 të së hënës pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit të Ilir Metës.

Pas kësaj, në orën 19:00, Presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku edhe atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur të gjithë të ftuarit që do të jenë në ceremoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se fillimisht Ilir Meta do të pritet në zyrë nga Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas fjalës që do të mbajë Presidenti i ri, ai në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare me parakalimin e forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?