FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nesër Kongresi i PS, gjithçka gati, çelet zyrtarisht fushata elektorale

Partia Socialiste do çelë nesër zyrtarisht fushatën zgjedhore të 18 qershorit nga qyteti i Durrësit.

Partia më e madhe e maxhorancës do mbajë në këtë qytet Kongresin e saj, nga ku do të jetësohet rrugëtimi i socialistëve drejt parlamentareve me objektiv rikonfirmimin në pushtet edhe për një mandat të dytë qeverisës.

Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, gjithçka për nesër në orën 10:00 në Pallatin e Sportit në Durrës është gati.
ps kongresi
kongresi i ps
(Pallati i Sportit në Durrës gati për Kongresin e PS)

Swiss Digital Desktop Reklama

Akoma nuk dihen detaje se si do të jetë i organizuar ky aktivitet i madh, por ajo që shihet nga fotot është harmonia e ngjyrave dhe slogani “Për Shqipërinë që Duam, Shtet-Punë-Mirëqënie”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me sloganin për “Shqipërinë që duam” PS do nisë fushatën nga Durrësi e cila do të vijojë përgjatë 40 ditëve, deri në 16 qershor kur edhe do të zhvillohet mitingu përmbyllës në kryeqytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?