FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E enjte, protestë para zyrave të SPAK: Hetoni krimin shtetëror te Teatri Kombëtar!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvendosë protestën e saj para Prokurorisë së Posaçme SPAK, nesër në orën 11:00.

Lajmi u dha në fund të protestës së sotme nga regjisori Robert Budina. Protesta para zyrave të SPAK ka objekt kryesore kërkesën për nisjen e hetimit për krimin shtetëror të shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Nesër në orën 11: 00 jeni të ftuar para SPAK ti nxisim të fillojnë hetimet. Nga dita e pasnesërme do dalin qytet më qytet të mbledhin firmat që teatri të jetë aty ku duhet. Nëse nuk reagon prokuroria do bëjnë më dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë do ua bëjmë me dije”, u shpreh Budina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët në vazhdim do të ketë aktivitete në shumë qytete të vendit ku do të firmoset peticioni që kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte dhe në vendin ku ishte.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?