Nga Presidenca në krye të PD-së, ja si përgjigjet Bujar Nishani

Presidenti ende në detyrë Bujar Nishani, ka folur për zgjedhjet dhe situatën brenda PD-së si dhe një kandidim të mundshëm për kryetarin e saj.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, për emisionin “Përballë” dhe që transmetohet sonte në RTSH 1, Presidenti Nishani thotë se shitblerja e votës ka qenë një nga dy problemet e mëdha që shoqëruan zgjedhjet parlamentare “Informacionet e mia zyrtare, serioze tregojnë që është përdorur resurs i madh financiar për të blerë votat. Në të gjithë territorin shqiptar”, tha Nishani.

Presidenti sheh si problem të parë mospjesëmarrjen dhe beson se shitblerja e votës ka ndikuar në mandate dhe rezultatin e përgjithshëm. “Nuk ka diskutim. Në mandatet dhe në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Për sa kohë ndikon në mandate, mandatet përbëjnë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti u shpreh lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike dhe për të ardhmen e tij pas 24 korrikut, ditë kur mbaron mandati si President.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë jam investuar në politike, por nuk kam asnjë platformë, asnjë ide, asnjë qëllim për t’u kthyer kryetar partie apo për t’u bërë kryetar partie apo për të krijuar një parti politike”, tha Nishani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?