FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngërçi politik, Basha nuk tërhiqet. Rama sot në 18:00 në Facebook

E hëna do të jetë një ditë intensive takimesh në tentativën e fundit që opozita të bëhet pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Por një ditë para saj, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee që vjen nesër paradite në Tiranë dhe Basha i kanë dhënë mesazhet e tyre, ndërsa Rama pritet në orën 18:00.

Hoyt Brian Yee do të takojë kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama për të ndërmjetësuar për një zgjidhje, ndërsa para vizitës nga Mali i Zi deklaroi se është kundër bojkotit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Basha nga çadra sot paradite u shpreh se “Le ta dëgjojë cdo mik i huaj dhe shqiptar që i do të mirën vendit ose do ta çmontojmë krimin dhe drogën për të bërë zgjedhje të lira ose do ta përmbysim Republikën e Vjetër, rrugë tjetër nuk ka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një mënyrë apo tjetër do të çmontohet, Republika e vjetër do të përmbyset”.

Ndërsa pasdite në orën 18:00 kryeministri Rama në rubrikën e ‘Komunikimit Javor’ pritet të ketë një përgjigje kryetarin e opozitës pas protestës së djeshme dhe asaj që pritet të ndodhë nesër.

Kryeministri Rama ka ofruar një mekanizëm monitorimi të institucioneve për zgjedhjet e 18 qershorit, por Basha kërkon me cdo kusht qeveri teknike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?