Ngjela: Pse Rama nuk më bën mua ministër Drejtësie
I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga ne emisionin “Dritare”, nëse e kritikon Ramën sepse nuk e bëri ministër Drejtësie, Spartak Ngjela tha se nuk ia ka propozuar askush këtë post.
“Mua nuk më bën kush ministër. Se të më bësh ministër Drejtësie mua, duhet të bësh marrëveshje të cilat janë të komplikuara. Si fillim unë duhet të merrja garanci, që nuk ishin të korruptuar. Nuk kam pasur asnjë lloj bisede për këtë temë. Nëse do të kishte ndodhur, do të ishte bërë çdo gjë publike”, tha Ngjela.
KOHA JONË SONDAZH

