Ngjela: Rama do t’i ngjajë Enverit, por as gozhdë nuk prodhon dot
Avokati Spartak Ngjela tha mbremjen e djeshme në emisionin “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, se programi i Ramës është i njëjti me atë të katër viteve më parë.
Sipas tij, Shqipëria nuk mund të ketë program ekonomik pasi nuk ka prodhim. “Nuk mund të ketë ofertë punësimi, se nuk ka punë”- tha ai.
“Nuk e kam dëgjuar programin që prezantoi në Kuvend, por ma merr mendja se ai që ka qenë, do të jetë prapë. Nuk besoj se e ka ndryshuar për disa arsye. Një vend që nuk ka prodhim nuk mund të ketë program ekonomik. Pa prodhim nuk mund të ketë punësim. Ne jemi një vend që nuk prodhon as gozhdë. Është turp! Është vendi më i prapambetur në funksion industrial”, tha Ngjela – informon Dritare.net
“Edi Rama do t’i ngjajë Enverit, po as gozhdë nuk bën dot. Lëri të tjerat”- theksoi Ngjela.
KOHA JONË SONDAZH

