Ngjela: Ruçi është më i fortë se Rama. Mori më shumë se 2 vota nga PD

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus tha se gramor Ruçi u zgjodh nga kryeministri Rama në krye të Kuvendit, në mënyrë që të vazhdojë marrëveshjen me Bashën dhe Berishën.

“Ruçi është më i fortë se Rama në atë parti. Nuk mund të vazhdonte marrëveshja Rama- Basha pa Ruçin, sepse Ruçi ka flamurin e partisë. Dhe për këtë gjë na kanë dhënë disa shenja. Meta nuk hyri në votim, atëherë pse hyri PD? Brenda PD ka pasur konflikte. Anastas Angjeli e shpalli hapur votën se kishte frikë nga kjo që ndodhi. Që të mos binte marrëveshja Rama- Basha dhe të pengojnë reformën në drejtësi, atëherë zgjodhën Ruçin”, tha Ngjela.

Ai tha se demokratët që votuan Ruçin, nuk janë dy por më shumë. Sipas tij ka shumë figura brenda PS që janë kundër Ruçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aritmetikisht na dalin dy emra nga PD, por mund të kenë qenë edhe më shumë, sepse mund të ketë pasur edhe nga PS që kanë votuar kundër tij. Ju thoni se ishin dy vota që rrodhën nga PD, por në fakt kanë rrjedhur më shumë”, tha Ngjela.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?