FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngjela zbardh “bisedën” e Ramës me Trump

Përmes një postimi në “Facebook”, avokat Spartak Ngjela flet për “bisedën” mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit Rama. Ngjela shkruan se ata takuan në Bruksel për samitin e NATO-s kanë folur për reformën në drejtësi, ndërsa Trump ka kërkuar arrestimin e të korruptuarve.

Shkrimi i Ngjelës:

Çfarë i tha presidenti Trump Edi Ramës? Ai prerë i ka thënë: Reforma në Drejtësi duhet të fillojë para zgjedhjeve; dhe arrestimi i të korruptuarve që kanë qenë të paprekshëm deri tani, duhet të fillojë menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaq mjafton për të kuptuar që Ramë ziu lodhet kot me teatralitetin fëminor që e karakterizon: kundër korrupsionit por… Duhet forcë për të drejtuar moralisht Shqipërinë – po vallë, a e ka Edi Rama këtë forcë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak Rëndësi ka: e rëndësishme është të kuptohet se aleanca shqiptaro – amerikane duhet konkretizuar shpejt, dhe prej saj nuk shpëton dot asnjë i korruptuar. Asnjë! Gjithë të tjerat janë humbje kohe. Shqipëria dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është futur tani realisht dhe faktikisht në fenomenin moral të identitetit kombëtar shqiptar. Kjo është e pandalshme, edhe pse reaksioni antishqiptar në Ballkanin Perëndimor i ka shpresat te korrupsioni shqiptar në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?