FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis lëvizja brenda PD

Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi  ka zbuluar lëvizjen e re të tij dhe grupit që kundërshton mënyrën si po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin në parti. Në një intervistë për ReportTv Patozi thotë se shumë shpejt do të ketë një tur takimesh me anëtarësinë në të gjithë vendin për të shpjeguar atë që po ndodh në me partinë.

“Do të nisim një tur në të gjithë Shqipërinë që tu shpjegojmë demokratëve atë që po ndodh. Do të jenë figura të larta të PD-së që do të mbështesin këtë tur. Do të ketë zhvillime të reja që do të ndalin grabitjen e partisë. Do të ketë kërkesa institucionale për të ndalur atë që po ndodh” – tha Patozi.

Ai shtoi se minimumi që duhet të kishte bërë Basha është dorëheqja nga posti i kryetarit për të hapur rrugën e një gare të barabartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?