FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis mbledhja e kryesisë së PD

Ka nisur edhe mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike që do të miratojë edhe kandidaturat që do të garojnë në zgjedhjet për kryetar të partisë.

Mbledhja e kryesisë po zhvillohet në ambientet e selisë blu.

Mbledhja është duke u drejtuar nga dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paloka mësohet se ka propozuar si kandidat Lulzim Bashën dhe Eduart Selamin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mbledhje mungojnë Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Jorida Tabaku.

Ajo po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pritet që të ketë debate, pasi një pjesë e anëtarëve të kryesisë së PD-së janë kundërshtarë të Lulzim Bashës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?