Nishani: As prangat nuk i trembin shqiptarët

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar në “Facebook” në lidhje me protestën e opozitës.

Nishani thotë se as prangat, as shiu dhe asgjë nuk ndal shqiptarët në kërkim të lirive të tyre.

Statusi i ish-presidentit Nishani: Dhjetra mijëra përsëri në shesh kundër qeverisjes së pushtetit me bandat e krimit të organizuar. As shiu, as dhuna policore, as gazi helmues, as prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët janë ngritur në revoltë për rikthimin e lirive të tyre themelore. Të drejtën e votës së lirë ! Shtetin e çliruar nga krimi i organizuar ! Ata që nënvlerësojnë fuqinë e popullit opozitar janë mjeranë të dështuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?