Nishani, në 5 vjet ka dhënë 1000 medalje

Mesditën e së premtes, kreu i shtetit, ka akorduar dekoratën e 1000 të tij. Ajo i është akorduar Bido Latifit, një personazhi të njohur gjatë pushtimit nazi-fashist, në zonën e Lazaratit.

Familjarëve të tij i është dorëzuar titulli “Dekorata e Artë e Shqiponjës” me motivacionin “Udhëheqës i shquar popullor në betejat për Pavarësinë e Shqipërisë dhe ato kundër okupatorëve të huaj. Ka luajtur një rol të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë ”.

Në 1795 ditë në detyrën e kreut të Shtetit, Presidentin Nishani, ka akorduar 1002 dekorata. E përkthyer në shifra, në çdo 44 orë si President, Nishani ka dhënë një dekoratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dekorimet e Presidentit Bujar Nishani ( 24.07.2012 – 23.06.2017 )

Swiss Digital Mobile Reklama

Titulli “Mjeshtër i madh”-244
Dekorata “Nderi i kombit”-219
Dekorata e Artë e Shqiponjës-86
Titulli “Naim Frashëri”-85
Titulli “Për merita të veçanta civile”-81
Dekorata e Flamurit Kombëtar”-68
Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”-65
Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”-52
Dekorata e Mirënjohjes-31
Dekorata “Pishtar i demokracisë”-30
Dekorata “Nënë Tereza”-24
Titulli “Martir i demokracisë”-18

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?