Nishani në Krujë: E rrezikshme kur pushteti ngrihet mbi shtetin

Mesazhi që ajo përcjell në kohë mbetet aktual, bashkim forcash, energjish, vullnetesh për ti shërbyer sëbashku Shqipërisë që ajo të arrijë standardet e një shoqërie demokratike të emancipuar qoftë edhe si kundërshtarë politikë më njëri-tjetrin. Po ashtu prishja e asaj marrëveshje na kujton sesa shumë kemi rrezikuar kur pushteti ngrihet mbi shtetin”. Deklaratat e Presidentit Nishani, erdhën në aktivitetin e organizuar në Muzeun e Skendërbeut në Krujë, “Historia i flet së ardhmes”, ku pjesamrrës ishin historianë dhe akademik nga të gjitha trevat shqipfolëse. Ardian Marashi, Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, teksa foli për të sotmen si vazhdimësi e së shkuarës, gishtin e drejtoi nga instancat shtetërore për të kërkuar mbështetje financiare për botimin e Enciklobedisë shqiptare.

“Mendja e sheh Enciklopedinë shqiptare si një shumë të kulturës kombëtare, si një bibël laike të një populli etnikulture.Për sa kohë që shqiptarët nuk do të kenë këtë bibël të veten, të tjerët do të vazhdojnë të na njohin përmes botimeve të tërthorta, kryesisht përmes atyre që fqinjët tanë shkruajnë për ne, të cilët për ne shkruajnë siç u interesojnë atyre”.

Studiuesit dhe historianët, folën për 28 nëntorin si dita dhe festa që bashkon shqiptarët brenda dhe jashtë kufive.

SHKARKO APP