Nishani: Senator McCain, shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që ju ishit me ta!

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, si homazh në nderim të senatorit amerikan John McCain, që ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 81-vjeçare.

“Të prehesh në paqe Senator John McCain! –  shkruan Nishani. – Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që Ju ishit me ta, tek mundën komunizmin, nisën të ndërtojnë demokracinë si një vend i lirë dhe fituan të drejtat njerëzore për çlirim, paqe e shtetformim. Zoti e bekoftë trashëgiminë tuaj,” përfundon ish-Presidenti..

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?