FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit Gjovalin Kadeli

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të deputetit Gjovalin Kadeli.

“Të dashur fëmijë e familjarë të Gjovalinit,

Me hidhërim të madh e dhimbje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të babait e të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’ju shpreh juve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emër edhe të qytetarëve shqiptarë, duke ju siguruar se në cilësinë e Kreut të Shtetit gjendem shpirtërisht pranë jush në këtë ditë tejet të vështirë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Me largimin e parakohshëm nga jeta të Gjovalinit, fëmijëve, të afërmve, bashkëqytetarëve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve dhe të tij të shumtë do t’i mungojë pamasë prania e tij, por edhe pjesëmarrja e kontributi në jetën parlamentare e politike të vendit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera dhe Gjovalinit i pastë dritë shpirti përjetësisht!

Bujar Nishani”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?