FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani uron Presidentin e ri të Francës: Shpresoj se do rritet vëmendja për integrimin e Shqipërisë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Francës.

Përmes një letre, Nishani shprehet se fitorja e Macron është domethënëse edhe për Shqipërinë, pasi shpreson që vëmendja e Francës të orientohet më shumë ndaj Ballkanit Perëndimor që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Letra e Presidentit Bujar Nishani:

Swiss Digital Desktop Reklama

“I nderuar Zoti President ,

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju uroj përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale, si dhe shumë suksese në përmbushjen e agjendës dhe angazhimeve të ardhshme në postin e Presidentit të Republikës franceze.

Mbështetja e popullit francez për Ju ishte një mbështetje e qartë, jo vetëm për vizionin tuaj për një Francë më të zhvilluar, por edhe për garancinë e vijimit të qendrueshëm të projektit më madhor evropian të pas Luftës së Dytë Botërore, atij të Bashkimit Evropian.

Ju siguroj se, fitorja juaj është inkurajuese edhe për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë orientuar të ardhmen e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Shpreh besimin se, gjatë mandatit tuaj presidencial, vëmendja dhe mbështetja e Francës dhe Bashkimit Evropian ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë më shumë domethënëse.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve ndër dekada, si dhe besimin se, gjatë mandatit tuaj presidencial, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona do të zhvillohen e forcohen edhe më shumë.

Ju lutem pranoni Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsiderates sime më të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?