FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nisi me humor…por socialistëve i ‘ngec’ shenja e PD-së!

Kur kanë mbetur edhe pak kuti votash për tu numëruar, Partia Socialiste ka nisur festën e fitores.

https://www.facebook.com/ermonela.felaj/videos/10212465961711606/

Ermonela Felaj e cila fitoi mandatin e deputetes në qarkun e Beratit ka postuar një video në Facebook ku shfaqet në Kuçovë duke festuar me shampanjë me mbështetësit e PS-së. Festa e madhe e socialistëve është këtë pasdite, në 18:30 në sheshin “Skënderbej” ku do të ketë edhe fjalën e parë të kryeministrit Edi Rama pas fitores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që bie në sy në videon e postuar nga Felaj, është fakti se edhe pasi gjithçka mbaroi dhe shqiptarët votuan, socialistëve u ka mbetur ene simboli historik i PD-së, dy gishtat. Nisi si me humor nga kryesocialisti Rama teksa përshëndeste mbështetësit me dy gishta, por që tashmë ky detaj i ka mbetur edhe pas zgjedhjeve. Dyshi ishte numri 2 i Partisë Socialiste në fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Përdorimi i këtij simboli nga ana e socialistëve, u kritikua nga shumë demokratë, që e quajtën ‘vjedhje’ të shenjës identifikuese të PD-së nga momenti i krijimit të saj si parti e demokracisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?