FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nisin efektet e para të kërkesës së Ramës, jep dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës në Tiranë

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama iu dha një dush të akullt drejtuesve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duke iu kërkuar dorëheqjen të gjithëve pa përjashtim e duke i marrë me radhë në analizë rezultatet e institucioneve që drejtojnë.

E tashmë kërkesa e kryeministrit ka nisur të japë efektet. Mësohet se drejtoresha e Hipotekës në Tirana, Lediana Bardhi ka dhënë dorëheqjen. Po kështu bëhet e ditur se ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi e ka aprovuar dorëheqjen e saj.

Tashmë pritet nëse ky largim do të ketë një efekt zinxhir në drejtoritë rajonale në vend, për të cilat Rama tha se kanë një rezultat tepër të dobët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?