Një pyetje për…. Risia e komunikimit publik të LSI

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka zgjedhur një formë ndryshe komunikimi me qytetarët. Ditën e sotme, konferencën për shtyp ai nuk e zhvilloi me mediat tradicionale, por me qytetarët e shumtë që e ndjekin në mediat sociale.

Në një video live në Facebook, Vasili u është përgjigjur interesit dhe pyetjeve direkte të mijëra të rinjve që kanë dashur të dinë më shumë për programin e LSI, premtimet dhe qëndrimet e kësaj force politike.

Kjo mënyrë komunikimi e drejtpërdrejtë do të përdoret nga gjithë drejtuesit e LSI, si një risi për të marrë direkt shqetësimet e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më shumë mund të ndiqni videon e plotë të konferencës në Facebook.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1720207224945769/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?