Një tjetër aleat braktis Ramën

Partia “Forca Rinia”: Në takimin me Ramën nuk u arrit asnjë marrëveshje. Dalim vetëm në zgjedhje

Nj tjetër aleat i PS-së në vitin 2013 Partia “Forca Rinia” hedh poshtë lajmet e Partisë Socialiste për marrëveshje të re në zgjedhjet e 25 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Partia “Forca Rinia” thekson se në takimin e zhvilluar dje me Ramën nuk ka pasur asnjë pakt të ri për të dalë së bashku në zgjedhje.

Deklarata e Partisë “Forca Rinia”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e djeshme Partia “Forca Rinia” pati ftesë për të marrë pjesë një tryezë të organizuar nga Kryeministri Edi Rama për partitë e ish-koalicionit të majtë të regjistruara në zgjedhjet Parlamentare të qershorit 2017. “Forca Rinia” iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe Kryetari i FRA Dritan Broka mori pjesë në këtë tryezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Në tryezë ishin të pranishëm rreth 17 parti aleate të Partisë Socialiste, të cilat janë regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Kryetari i PS kërkoi falje për mosrespektimin e marrëveshjeve me partitë aleate, gjithashtu propozoi që secila parti të dal në siglën e PS, sipas një formule që do të caktohej në ditët në vijim, të vlerësohen partitë sipas arritjeve që kanë dhe për dakortësinë për këtë propozim të Edi Ramës, partitë do të kthenin përgjigje ditën tjetër, pra sot.

 Theksojmë që nuk u arrit asnjë marrëveshje në atë tryezë, sikurse pretendojnë në një deklaratë për mediat z.Petro Koçi, z. Idajet Beqiri dhe z. Gjegji Koja, hedhim poshtë deklaratat e tyre.

 “Forca Rinia” vlerëson si jo korrekte sjelljet e Partisë Socialiste. Ne vlerësojmë se Partia Socialiste nuk i është përmbajtur asnjë pike të marrëveshjeve të mëparshme, Partia Socialiste kërkon ndihmën e aleatëve vetëm atëherë kur janë në vështirësi dhe më pas hedhin poshtë aleatët. Pikërisht kësaj here Edi Rama i kërkoi ndihmë aleatëve sepse i trembet rezultatit të ulët në këto zgjedhje.

 Kështu që për arsyet e mësipërme por edhe mospasjen e hapësirave për implementimin e idealeve e parimeve tona, “Forca Rinia” NUK i bashkohet Partisë Socialiste në zgjedhje.

 Disa nga parimet e përbashkëta që më parë çuan në realizimin e marrëveshjes politike midis “Forca Rinia” dhe Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale, parime të cilat u premtuan dhe më pas nuk u realizuan nga Socialistët janë: Ndalimi i importit të plehrave( i realizuar dhe më pas i kthyer prapa) , ndalimi i koncesioneve dhe rishikimi i kontratave aktuale koncesionare, mos rritja e taksave, mbështetja e rinisë dhe punësimi i tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?