FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një tjetër deputet i PD ikën nga lista e Bashës

Helidon Bushati kandidat i PD në Shkodër njoftoi sot në mbrëmje largimin nga lista e kandidatëve. Arsyet Bushati i ka sqaruar në një postim në Facebook.

Deputeti i Shkodrës është i disati në listën e propozuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha që jep dorëheqjen nga kandidimi. Ai thotë se jep dorëheqjen për t’i hapur rrugën maksimalizimi të fitores së PD.

Postimi në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur miq

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

FITORE!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?