Njerëzit kanë nevojë për gjak, jo për debate politike. Meta prezanton nismën
Pavarësisht debateve politike, Presidenti Meta është larguar nga temat e nxehta dhe ka ndërmarrë një nismë që i vjen në ndihmë drejtëpërdrejtë njerëzve, dhe pikërisht atyre që kanë nevojë për gjak. Nisma quhet “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” dhe ka gjetur mbështetjen e shoqërisë civile por edhe të kryebashkiakut Veliaj i cili tha se do të hartohet një kalendar aktivitetesh për të bërë të mundur që Tirana të jetë e para.
Përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë dhe Kryqit të kuq shqiptar i janë bashkuar sot nismës së Presidentit Meta të quajtur “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” që ka si synim hartimin e një kalendari aktivitetesh në mënyrë që njerëzit vullnetarisht të dhurojnë gjak.
Tryeza të tilla janë gjithmonë të mirëpritura dhe kanë më shumë vlerë se sa çdo debat politik që gëlon sot në vend.
Presidenti Meta edhe herë të tjera ka ndërmarrë nisma të tilla siç ishte ajo e dhunës kundër grave që sigurisht gjeti mbështetjen e menjëhershme.
Të dhurosh gjak është mjaft e rëndësishme veçanërisht për njerëzit talasemikë, ndaj dhe kryebashkiaku Veliaj i pranishëm në këtë aktivitet e mirëpriti me kënaqësi nismën e Presidentit. Tirana Post.al
https://www.instagram.com/p/BlYJco8DPSb/?utm_source=ig_web_copy_link
KOHA JONË SONDAZH

