Njoftim si ndryshon qarkullimi te Unaza e Madhe nga data 26 shtator

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se automjetet që do të vijnë nga autostrada, do të devijojnë majtas duke përdorur rrugën e re duke shmangur rrethin tek “O-Zone” në Astir.

Njoftimi i ARRSH-së:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta. Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?