Nuk e rikandidoi, Hajdarmataj si “burrneshë” i del në krah Bashës: Dita e bashkimit
24 deputetë të grupit parlamentar të PD-së, nuk do të rikandidohen për zgjedhjet e 25 qershorit. Në mesin e tyre është edhe Mimoza Hajdarmataj, deputetja e Tropojës, e cila qëndroi një mandat por dha një kontribut për PD-në dhe i qëndroi pranë elektoratit. Mbështetja e saj nuk do të mungojë pasi politikania nuk tregojet qejf mbetur, përkundrazi, ajo fton të gjithë të bashkohen me Lulzim Bashën.
Deputetja përmes një postimi në rrjetin social facebook, e nis jo me “inate” për mos rikandidimin e saj por me një urimin për Muajin e Shenjtë të Ramazanit. “Sot dita e parë e Muajit të Madhnueshëm të Ramazanit. Agjërim të lehtë gjithë besimtarëve. Zoti ua pranoftë sakrificën dhe lutjet”, shkruan Hajdarmataj.
Hajdarmataj, ndryshe nga koleget e saja “rebele” që u mjaftuan vetëm me një urim për Shqiptarët vetëm për muajin Ramazan, ka treguar mbështetjen për betejën e Republikës së Re. Për të, sot është dita e bashkimit të demokratëve me Lulzim Bashën. “Sot është dita e bashkimit të madh të demokratëve me Lulzim Bashën, në betejën për Republikën e Re. Besimi në Zot, besimi në vlera do të na nxjerrë faqebardhë”, shkruan Hajdarmataj.
Më tej deputetja ka falenderuar komunitetin e saj, “tropojanët e nderuar”, siç shkruan për mbështetjen dhe besimin. “Mirënjohje dhe falenderim shumë të madh për komunitetit tim tropojan të nderuar dhe me shumë vlera, kudo ku jeton, në Shqipëri e jashtë vendit. Me mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë keni qënë një frymëzim i jashtëzakonshëm”.
Edhe pse nuk do të betohet si deputete në kuvendin e ardhshëm, Hajdarmataj, i fton të gjithë mbështetësit e saj që së bashku, bashkë me deputeten të vazhdojnë përpjekjet për një Shqipërinë më të mirë. “Bashkë do të vazhdojmë përpjekjet, që Shqipërinë ta bëjmë më të mirë dhe me shpresë për fëmijët tanë”.
Duke uruar kandidatët në garë, në fund Mimoza Hajdarmataj, veçon se PD mbetet shtëpia e familjes së madhe demokrate, me idealet e Dhjetorit ‘ 90. “E duam Shqipërine si gjithë Europa. Urime kandidatëve në garë”.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

