Nuk ju dha fjala në Parlament, Basha: Do pres pasditen, do…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi fjalën në seancën e parë të Parlamentit të ri të Shqipërisë. Por, fjala ju mohua nga kryesuesi i seancës, deputeti socialist Besnik Bare. Kjo për shkak se nuk lejohen fjalime dhe debate që në seancën e parë.

Duke folur për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, Basha tha se do të presë seancën e dytë që do të zhvillohet sot në orën 18:00, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi. “Do të presim seancën e pasdites”, u shpreh ai.

Sa i përket rikthimit të tij në Parlament pas 6 vitesh, Lulzim Basha tha: “S’kishte ndonjë impakt sepse ishte një ritual”. Lulzim Basha kishte hequr dorë nga mandati i deputetit 6 vite më parë pasi u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?