FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Numërohen mbi 66% e votave, PS zbret në 72 mandate

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 66% të votave. Teksa janë numëruar 3520 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 47.8% të votave, e ndjekur nga PD me 28.33% të votave dhe LSI me 14.37% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar tek numërimi deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS – 72 mandate
PD – 44 mandate
LSI – 19 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?