FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Numëruesi i tretë i votave. Kolegji i jep të drejtë LSI

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot vendimin e KQZ për ndarjen e numëruesit të tretë të zgjedhjeve  mes LSI dhe PDIU. Kolegji ka vendosur që numëruesi i tretë të jetë i LSI-së, siç e përcakton edhe ligji.

Avokati i LSI-së në Kolegj, Ylli Manjani tha se ky vendim e kthen procesin zgjedhor në shinat e ligjit. Vendimi i Kolegjit është i detyrueshëm dhe KQZ duhet të bëj zbatimin e tij.

“Kthim në shtratin ligjor, nga i cili për fat të keq KQZ kishte dalë. Kolegji Zgjedhor sot i ktheu këto pjesë të procesit në shtratin ligjor. Jam i lumtur dhe i kënaqur. Numëruesit që i takojnë LSI do bëjnë detyrën e tyre si garant të votës. Me vendime të kësaj natyre mund të hidhet procesi në erë. Duhet të shtoni kontrollin ndaj KQZ. Vendimi i këtij komisioni ishte i njëanshëm për të ngatërruar partitë politike. Këto janë kritere jo ligjore dhe që nuk i interesojnë opinionit publik. Populli do që votat t’i numërohen dhe numëruesi i tretë do e garantojë këtë”,- tha Ylli Manjani

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?