Numri i protestuesve/ Paloka – Ramës: Se mos kupton ti nga numrat, s’ke parë gjë akoma

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama mbi debatin e numrit të protestuesve që ndodheshin në bulevard.

Paloka ironizon Kryeministrin për numrin e protestuesve, duke i kujtuar 300 mijë vendet e punës dhe plantacionet e kanabisit.

“Çdo shqiptar e di se sa merr vesh nga numrat Edi Rama. Sot i numëroi qytetarët që u ngritën kundër tij ashtu siç ka numëruar këto katër vite plantacionet e kanabisit. Ashtu siç ka numëruar 300 mijë vendet e punës dhe rritjen e rrogave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët sot treguan masivisht se nuk do të lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Shqiptarët ishin në bulevard kundër tij dhe veglave të tij, kurse Edi Rama ja mbathi jo vetëm nga zyra por edhe nga Tirana.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk arriti t’i mbajë larg protestës shqiptarët me tellallët e frikës,  nuk i ndaloi dot me policë me maska dhe pa maska, dhe nuk e zhurmon dot zërin e qindra mijërave shqiptarëve. Më kot rreken veglat e tij të blera me paratë që u vidhen shqiptarëve që ta zbehin mesazhin e  fortë të protestës me të madhe në histori”, thotë Edi Paloka.

Kreu i grupit të PD ka dhe një paralajmërim për Kryeministrin: “Nuk ke parë asgjë akoma. Numërimi mbrapsht po troket. Tik Tak….”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?