FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“O daku për çfarë turizmi flet, e kemi ujin akoma me orar”, Rama i përgjigjet komentuesit

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ‘traditën’ e tij edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve në rrjetet sociale. Një komentues i shkruan Ramës në ‘Facebook’ për ujin e pijshëm që vijon të mbetet një problem. Komentuesi i sugjeron atij të mos flasë për turizëm kur turisti lahet me sapllakë, pasi edhe pse jemi ne vitin 2017 uji është ende me orar.

Komentuesi: O daku viti 2017 e kena ujin akoma me orar m x ca turizmi po flet? Vjen turisti t lahet me sapllake?

Replika e Rames: Visuar Isi Dalipi une s’kam shkop magjik dhe nuk besoj se kjo historia e ujit eshte e re per ty, nderkohe qe zgjidhja e problemit kerkon kohe, durim, riorganizim, fonde dhe sjellje korrekte te te gjithe konsumatoreve te kesaj pasurie te madhe qe kemi e qe e shperdorojme si s’ka me zi prej kaq shume vitesh! Sa per dijeni ujin e pijshem e kane bashkite, as ministria e bujqesise as ministria e imagjinates, por natyrisht ky nuk eshte justifikim sepse ti ke te drejte ne thelb. Ndersa ate kerrcitjen per Bahamas mire eshte ta rishikosh se ke ngatrru person daj?
Screenshot003

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?