“O zotni, problemet duhet t’i dish vetë, se ndryshe vetëqeverisim ne”, si i përgjigjet Rama komentuesit

Kryeministri Edi Rama vijon me replikat e tij me komentuesit në Facebook, në disa prej postimeve që bën. Një prej komentuesve i thotë kreut të qeverisë se problemet e shqiptarëve duhet t’i dijë ai vetë.

Nga ana e tij, Rama thotë se falë teknologjisë, qeveria mund të bashkëqeverisë dhe me njerëzit e zakonshëm.

Qytetari:  O zotni i nderuar ti duhet di dish vet peoblemet e shqiptarve, e jo ti thon ato ty se ndryshe vetqeverisim ne,ne shqiperi ka 3 miljon e kusur njerz Dhe kemi 6 miljon e kusur halle……..mos u merr me sugjerime se secili ka halle te ndryshme? Te pershendes

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Miq, ideja eshte e thjeshte: Pse qeveria, ministrat, duhet te pyesin apo degjojne vetem vartesit dhe mos pyesin e degjojne edhe njerezit e zakonshem?! Une mendoj se teknologjia e re, permes kesaj platforme, na jep nje mundesi fantastike qe te bashkeqeverisim realisht, konkretisht, dhe njerezit e zakonshem mos jene viktima pa goje perballe padrejtesive qe u behen ne zyrat e shtetit, po te mund te komunikojne direkt me qeverine e tyre, me ministrin perkates! Jo vetem kaq, po edhe per nismat e tyre ne komunitet, te mund te gjejne vemendje e mbeshtetje, si edhe te ndajne ne kete platforme opinionet e tyre per ligje, vendime, nisma qeverie? E di qe eshte e lehte ta thuash, e veshtire ta besh, por duhet ta bejme dhe do ta bejme se bashku, per nje koalicion kuqezi, me njerezit e Shqiperise jo me politikanet e me partite e tepsise.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?