“One stop shop” edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njëherazi edhe ministre e Infrastrukturës dhe energjetikës, e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama ishin këtë të hënë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët në Pikat Kufitare. Këtë projekt Balluku e ka cilësuar si një dëshmi të radhës për vullnetin e dy qeverive për të bashkëpunuar në çdo nivel

“𝗢𝗡𝗘 𝗦𝗧𝗢𝗣 𝗦𝗛𝗢𝗣 tashmë është i disponueshëm edhe në pikën kufitare të 📍Qafë Thanës.
Falë punës së përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, qytetarët e të dyja vendeve, por edhe vizitorët, fluksi i të cilëve po rritet dita ditës, do të mund të kalojnë shumë më shpejt dhe pa shumë procedura, duke mos humbur më kohë apo pritur nëpër radhë. Një punë e mirë që afron më tej dy vendet tona duke lehtësuar jetën e qytetarëve në të dyja anët e kufirit”, shkruan Balluku në postimin në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?