FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita greke kërkon sqarime nga qeveria për Marrëveshjen e Detit

Opozita greke kërkon më shumë transparencë nga qeveria dhe kryeministri Alexis Tsipras sa i përket negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen me Shqipërinë.

Demokracia e Re, partia kryesore e opozitës, ka reaguar përmes një deklarate për këtë çështje, duke e akuzuar ministrin Kotzias dhe kryeministrin Tsipras për bisedime sekrete me Shqipërinë.

‘Diplomacia sekrete e Tsipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar me marrëveshjen e Shkupit. Tani, njerëzit mësojnë të habitur për një marrëveshje të ngjashme që po diskutohet me Shqipërinë. Ne i kërkojmë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të informojnë menjëherë Parlamentin për çfarë negociojnë në fshehtësi me Tiranën’, thuhet në njoftimin e Demokracisë së Re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat në Athinë u alarmuan pas deklaratës së eurokomisionerit Johanes Hahn, i cili foli për ndryshim kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë, deklaratë kjo që u sqarua më pas nga Komisioni Europian se kishte të bënte vetëm me marrëveshjen për çështjen ndarjes së detit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?