Opozita: PS ka kohë edhe 23 ditë për të shkarkuar Xhafajn, të reflektojë
Hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, sipas opozitës nuk po e pengon PD, por klanet e drogës të cilët kanë marrë “peng” qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme.
Për demokratin, Florian Mima situata e trafikut të drogës nga shqipëria në raportet e organizatave ndërkombëtarë është alarmante.
Mima tregoi edhe për 3 klanet që siç thotë ai drejtojnë qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme.
Në Komisionin e Medias ishte thirrur kreu i AKEP-it, Ilir Zela, në lidhje me mbylljen e një portali, por ai nuk i është përgjigjur thirrjes, çka bëri që debatet të zhvilloheshin mes opozitës dhe mazhorancës.
Florjon Mima përmendi familjet e larguara nga ndihma ekonomike, shqiptarët që janë larguar nga vendi, mbylljen e bizneseve etj.
Ai iu bëri thirrje deputetëve socialistë që sipas tij nuk janë me Rilindjen dhe duan ta mbajnë kokën lart të çlirohen urgjentisht nga Rilindja.
“Ju po diskutoni sot për heqjen e aksesit në një portal dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme siç është e rëndësishme heqja e aksesit të 30 mijë familjeve që janë përzënë nga skema e ndihmës ekonomike dhe nuk kanë akses për një kothere bukë, nuk kanë akses për të njomur buzën me ujë. Kjo është po aq e rëndësishme sa heqja e aksesit të 380 mijë vetave që nuk u lejohet të vijnë në atdheun e tyre por përzihen me shkelma. Po aq sa është e rëndësishme mbyllja e 5 mijë bizneseve në vetëm tre muaj. 5 mijë biznese janë minimalisht 10 mijë të punësuar, sot nuk kanë akses të marrin rrogën e tyre. Njësoj sa mungesa e hapjes së negociatave. Është e qartë për të gjithë tashmë që negociatat nuk hapen se nuk do PS, se nuk do PD, jo. Unë kam bindjen se mes jush kolegë të mazhorancës ka njerëz që duan ta mbajnë kokën lart. Një pjesë fare e vogël dhe ajo e lidhur specifikisht me Rilindjen, ata mund të kenë arsye për të mbajtur kokën poshtë. Le ta mbajnë për këtë zarar të madh që i bëjnë vendit. Kush janë klanet? Shihni rotacionin e klaneve në Ministrinë e Brendshme. Klani i marihuanës iku. Erdhi, kreu misionin e vetë e kanabizoi vendin dhe në xhiro vjetore thotë EUROPOL, 9 miliard euro, 4 miliard është buxheti i shtetit i Shqipërisë. 9 miliard euro dhe pjesa më e madhe vjen nga Shqipëria, thotë EUROPOL. Në ikje e sipër është klani i kokainës. 2 miliard e gjysmë euro, thotë Kombet e Bashkuara. Por krimi më i madh nuk është ky, krimi më i madh është se 2.5% e popullsisë është “addicted” (të varur) tek kokaina. Janë 80 mijë shqiptarë që nuk e dinë a e kanë jetën e sigurt, apo jo?! Kanë rënë në kthetrat e kësaj droge dhe vështirë të dalin pa një përpjekje serioze të të gjithë ne. Ka edhe një klan tjetër. Klani i heroinës, siç do vijë shumë shpejt e do ikë edhe ai. Prandaj nuk hapen negociatat. Lexoni raportin e OSBE-së. Janë ulëritëse. Klithmat e tyre për një vend që do të anëtarësohet në BE por nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka Gjykatë të Lartë. Në Partinë Socialiste ka njerëz të mirë, të ndershëm, që e duan këtë vend, duan edhe integrimin. Ju duhet të çliroheni urgjentisht nga Rilindja!”- u shpreh deputeti demokrat, Florion Mima.
Diskutimet me tone të larta vijuan edhe në këtë mbledhje të radhës mes deputetëve, ku pakica i kujtoi shumicës se kanë edhe 23 ditë kohë të reflektojnë
Albana Vokshi: 23 ditë që të hiqni ministrin e Brendshëm, ta shkarkoni dhe të tregoni se e keni seriozisht plotësimin e kritereve.
Ismet Beqir, deputet i PS: Ishin kohëra të tjera kur digjeshin redaksi, goditeshin me plumb gazetarët.
Që nga vendimi I opozitës për të qenë pjesë e komisioneve parlamentare asnjë prej tyre nuk ka zhvilluar mbledhje normale për shkak se opozita në çdo komision adreson akuza për kryeministrin dhe ministrin e brendshëm Në mbledhjen e kësaj të mërkure ishte thirrur në seancë dëgjimore kreu i AKEP Ilir Zela, i cili nuk i është përgjigjur thirrjes së opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

