FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pa ambasador, Bushati çon Bashkim Ramën në Maqedoni

Situata në Maqedoni dhe ngjarjet e ndodhura në Kumanovë detyrojnë ministrinë e Jashtme të ndërmarrë hapat institucionale për të dërguar urgjentisht një diplomat me detyrën e të deleguarit me punë në ambasadën shqiptare të Maqedonisë e cila vijon të jetë pa ambasador pasi presidenti Nishani nuk e ka dekretuar.

Burime nga Ministria e Jashtme pohuan se ministri Bushati ka emërtuar Bashkim Ramën, me detyrë drejtor për rajonin në këtë ministri si të dërguarin me punë të qeverisë shqiptare në Maqedoni.

Këto burime saktësojnë se Bashkim Rama do të nisë punën javën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe dje Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, i ka bërë thirrje presidentit të dekretojë urgjensisht amabasadorin në Shkup, duke pasur parasysh dhe situatën në të cilen ndodhen shqiptarët pas ngjarjes në Kumanovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?