FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pa ambasador në OSBE, KiE dhe Vatikan, Nishani: Për interesa meskine

Mungesën e tre ambasadorëve në Vatikan, OSBE dhe në Këshillin e Evropës, Presidenti në ikje Bujar Nishani e konsideroi si “peng i interesave meskine”.

Nishani: Me gjithë vullnetin dhe dëshirën time, Shqipëria ka mbetur fatkeqësisht peng i interesave meskine deri diku dhe ende e pa përfaqësuar në nivel ambasadori në selinë e Shenjtë në Vatikan, OSBE dhe në Këshillin e Evropës, tre seli shumë të rëndësishme për Shqipërinë.

I kam siguruar drejtuesit dhe përfaqësuesit të këtyre selive se mungesa e përfaqësimi në rang ambasadori nuk lidhet aspak me një qëndrim politik të Shqipërisë ndaj tyre por thjesht me aspekte të brendshme institucionale. Besoj dhe shpresoj që kjo çështje do të trajtohet seriozisht nga qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pasardhësit tim në detyrën e Presidentit të Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e tij u bënë gjatë takimit të lamtumirës me diplomatë në selinë e Presidencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?