Pa koalicion por ja tre aleatët që Basha do i fusë në listat e PD-së
Marrëveshja politike mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, që i jep fund krizës politike dhe do të garantojë zgjedhjet e lira e të ndershme, është pritur me skepticizëm nga aleatët. Edhe pse ende nuk e pohojnë me zë të lartë, aleatët e PD-së, mbetet të rrezikuar nga zgjidhja që Basha i dha krizës.
Kjo pasi një nga pikat e marrëveshjes mes Ramës e Bashës, është që partitë të hyjnë secila në zgjedhje. “Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumëmërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 maj 2017”,- thuhet në pikën dy të marrëveshjes.
Referuar dhe zgjedhjeve të kaluara, kur partitë e vogla hynë në zgjedhje pa koalicion, llogariten vetëm votat e fituara me siglën e saj, çka e bën më të vështirë kalimin e pragut zgjedhor.
Sipas sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deputet në një qark të madh, ku edhe numri i votuese është më i madh, ndërsa rrezikon të mos marrë mandate deputeti në qarqet më të vogla.
Por si do jetë lëvizja e aleatëve të PD-së që mbështeten kauzën dhe qëndresën e PD për 3 muaj në çadër? Burime brenda PD-së, pohojnë se në listën e kandidatëve pritet të jenë vetëm tre aleatë, konkretisht kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i PAA-së Agron Duka dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Nuk dihet se si do veprojë PD me aleatët e tjerë, të cilët i qëndruan pranë PD-së gjatë qëndresës 90-ditëshe në “çadrën e lirisë”.
KOHA JONË SONDAZH

