FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PAA: Ne kemi pranuar paketën McAllister, zgjedhjet me 23 korrik

Thoma Mico, drejtuesi i Departamentit Juridik në PAA është shprehur se është pranuar paketa McAllister, dhe se për PAA zgjedhjet duhet të mbahen me 23 korrik jo më vonë.

I ftuar në emisionin e gazetarit Denis Minga “45 minuta”, Miço tha se PAA nuk do bëhet “vasal” i asnjërës parti me të cilat është në koalicion dhe se nëse do të cënohej personaliteti i partisë, atëherë kjo forcë politike nuk do të mbajë anën e askujt

“Ne nuk do të bëheni vasal i askujt. Nëse krijohen probleme në personalitetin e partisë sonë atëherë  PAA nuk ka pse të mbajë anën e askujt. Nëse plotësohen kushtet dhe kriteret e McAllister, PAA do të marrë pjesë në zgjedhje. Të gjitha debatet duhet të jenë në parlament”, u shpreh Miço.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për anëtarin e kongresit të PAA të dyja palët janë përgjegjëse për ngërçin politik që ndodhet vendi. Sipas tij, palët nuk duhet të kërkonin një zgjedhje të “përsosur”  siç e quan Miço , por duhet të mos i vendosnin palës tjetër kushte të panegociushme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u shpreh se ky ka qenë dhe qëndrimi i kryetarit të PAA Duka, ku sipas tij kërkesa për qeveri teknike ishte një kusht i panegociueshëm, por duhej një qeveri e pjesshme teknike siç është propozuar dhe nga kreu i qeverisë Rama.

“Duka ishte dakord që mos t’i vendosim palës tjetër kushte të panegociueshme, siç ishte qeveria teknike, por qeveri të pjesshme. Nëse duam ta zhbllokojmë, nuk duhet të kërkojmë gjëra të parealizueshme”, tha për Report tv Miço.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?