FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PAA, PR dhe PBDNJ kërkojnë koalicione për 2025, depozitojnë ndryshimet në kodin zgjedhor

Reforma zgjedhore është shndërruar në temën kryesore për jetën politike. Partitë e vogla kanë bërë lëvizjen e parë, pasi duan që të sigurojnë vende në zgjedhjet parlamentare të 2025, kur PS është kundër koalicioneve.

Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane dhe PBDNJ kanë dorëzuar në Kuvend një projektligj ku kërkojnë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Në projektligjin e depozituar në Kuvend nga Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule, kërkohet rikthimi i koalicionet parazgjedhore në modelin që është aplikuar në 3 palë zgjedhje të përgjithshme, para se të ndryshohej në korrik 2020.

Ato kërkojnë votim me lista të hapura për të paktën 2/3 e listës së kandidatëve dhe korrektim kombëtar. Në korrektimin kombëtar të votave përfshihen partitë që marrin së paku 0.5 të votave në rang vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre kryetarët e partive të vogla pretendojnë se do të bëhej i mundur një përfaqësim më i të drejtë për partitë politike që me sistemin aktual zgjedhor u digjen shumë vota në qarqe të vegjël.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?