PAA tërheq ankimimin për 18 qershorin. Duka: Pas marrëveshjes Rama-Basha, s’ka kuptim ankimimi ligjor
Dy orë para se të niste seanca gjyqësore e Kolegjit Zgjedhor për animimin e listave të 18 qershorit, Partia Agrare Ambientaliste ka tërhequr kërkesën e saj.
Vendimi ka të bëjë me vijimin e zbatimit të marrëveshjes që u arrit në orët e para të mëngjesit të sotëm mes kreut të mazhorancës Edi Rama dhe atij të opozitës Lulzim Basha.
Këtë e konfirmon vetë kreu i PAA-së në një prononcim telefonik për Ora Neës duke theksuar se tashmë një ankimim i tillë pas arrtjes së marrëveshjes nuk ka më kuptim.
Duka pohoi se ky vendim nuk ishte i konsultuar me kreun e opozitës Basha, por siç shprehet ai, ankimimi ligjor s’ka kuptim për sa kohë tashmë ka një marrëveshje, edhe pse nuk është zyrtarizuar data përfundimtare e mbajtjes së zgjedhjeve.
Duka: Sapo u bë marrëveshja vendimi e humb sensin sepse ne padinë e kishim pbërë për të sgtyrë datën e zgjedhjeve, kur kjo bëhet me dakordësi, në një akord politik mendoj që nuk ja vlen më që të vazhdojmë ta ndjekim në rrugë juridike. Në këto kushte u tërhoqëm nga padia.E ka humbur sensin, nuk ka më logjikë.Derisa ka një marrëveshje që filloi me 10 kryetarë partish dhe pastaj përfundoi me dy kryesorë, nuk ka më sens që ne të vazhdojmë të padisim njëri-tjetrin.Për datëbn e zgjedhjeve nuk ka dijeni, besoj se nësë merret pikë për pikë zbatimi i paketës McAllister data do të jetë me 16 korrik, por mbetet për tu parë.
Kolegji Zgjedhor ishte parashikuar të mblidhej sot për kërkesë-padinë.
Marrëveshja, LSI rol kyç- Ndjehem shumë mirë jo vetëm për faktin se ne ishim protagonist, që të gjitha partitë treguan gadishmëri, dhe vetë ardhja e Kryeministrit ishte pozitive. Një rol kyç në gjithë këtë histori ishin dhe deklaratat e zotit Vasili gjatë ditës dhe pranimi i ftesës menjëherë prej tij dhe prononcimi i tij që për LSI nuk ishte normale të bëheshin zgjedhje pa opozitën dhe të zbatohej marrëveshja McAllister.Pati rol të rëndësishëm në ecurinë e marrëveshjes. Por kjo nuk ul poshtë partitë e tjera. I vetmi gjatë takimit që vazhdonte të ishte rezistent, ishte Kryeministri që gjithësesi asimiloi me pozitivitet ato që u thanë gjatë takimit. Pothuajse ishin të gjithë në ligjeratë të drejtë që në Shqipëri nuk duhet të ketë destabilitet, mendojmë që zgjedhje normale do të ketë vetëm me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike, të vëmë interesin e Shqipërisë mbi intersat tona. Përfundimisht u arrit marrëveshja. Këtu nuk bëhet fjalë për protagonizëm, është shumë mirë për gjithë popullin që u arrit marrëveshja. Nëse do zgjaste diçka e tillë do kishim probleme në ekonomi, stabilitet etj.
Pakti mbyll historinë e kontestimit të zgjedhjeve?- Besoj se po, derisa mazhoranca plotëson për herë të parë disa kushte të kërkuara nga opozita, se me sa di unë nuk është se ka pasur marrëveshje të tilla parazgjedhore, unë besoj se mund të kemi një përmirësim të dukshëm në këtë drejtim. Shyqyr që për herë të parë bashkohemi ne që kemi interes direkt në zhvillimin shqiptar dhe vendosim të merremi vesh me njëri-tjetrin, gjithmonë kanë qenëndërkombëtarët që kanë arritur të negociojnë. Nuk them që roli i ndërkombëtarëve nuk ka qenë në lartësinë e duhur, se u mbështet në paketën McAllister.
Ankimimi
Kolegji Zgjedhor do mblidhej mesditën e sotme, për të marrë një vendim rreth ankimimit të Partisë Agrare Ambjentaliste(PAA), që kërkon shpalljen të pavlefshëm të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e listave të kandidatëve, që sipas saj janë bërë në shkelje të afateve ligjore. Trupa e Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit, që do të shqyrtonte ankimimin, përbëhet nga pesë gjyqtarë:Gjin Gjoni, Sotiraq Lubonja, Tomor Shkreli, Ridvan Hado dhe Artur Malaj.Relator i çështjes është gjyqtari Gjin Gjoni.
PAA është e vetmja parti e opozitës, e regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ. Në ankimimin e saj ajo pretendon se KQZ ka shkelur Kodin Zgjedhor, duke regjistruar jashtë afatit ligjor prej 50 ditësh listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe të 14 partive të tjera.
Në rast se Kolegji do pranonte ankimimin e PAA-se, duke rrëzuar vendimmarrjen e KQZ-së, ky vendim pasonte dhe rrëzimin e datës 18 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, duke detyruar nisjen e procedurave nga e para nga Presidenti i Republikës, qe i duhet të dekretojë një datë të re.
Marreveshja
Kreu i PAA, Agron Duka, një nga iniciatorët e tryezës politike, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha për nxjerrjen e vendit nga kriza politike.
Në një deklaratë për mediat, Duka shpreson që kjo përpjekje të finalizohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Duka: Në këtë orë të vonë ndjehem vërtet i lumtur që më në fund përpjekja ime dhe e zotit Mediu si dhe vullneti i të gjithë homologëve tanë më në fund rezultuan me sukses. Shpresoj që kriza të tilla të mos përsëriten më dhe uroj që këto zgjedhje të jenë vërtetë ashtu siç i kemi dëshiruar prej dekadash, të lira dhe të ndershme.
KOHA JONË SONDAZH

