Pacolli, Thaçi dhe Batoni pushime në Shëngjin, por mëngjezin e ha në Vlorë

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka vazhduar me jahtin e tij të lundrojë nëpër bregdetin shqiptar edhe mëngjesin e sotëm, ndërsa presidenti Hashim Thaçi është kthyer në Prishtinë. Baton Haxhiu nuk dihet se ku ka mbetur.

Kryediplomalti Pacolli vazhdoi pushimin e tij në bregdetin shqiptar. Ai sot, me anë të një postimi në FB, ka treguar se mëngjesin e kaloi në Vlorë.

“Një mëngjes i qetë në gjiun e Vlorës”, ka shkruar sot zëvendëskryeministri Pacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa presidenti Thaçi i është kthyer agjendës në zyrën e tij, shkruan Gazeta Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dielën Pacolli e ka kaluar në Shëngjin me mysafirë specialë presidentin Thaçi dhe gazetarin Baton Haxhiu.

Fillimisht fotografitë u publikuan në media, e pas dekonspirimit, zv.kryeministrit shkroi në profilin e tij se po kalonte si mos më mirë vikendin me Thaçin në Shëngjin.

Nga fotografitë e publikuara në media u pa se me ta ishte edhe gazetari Baton Haxhiu.

Kjo ‘mbledhi’ dëshmoi se raportet e Pacollit dhe të Haxhiut qenkan rregulluar pas një acarimi që kishin pasur vitin e kaluar, pak para se të mbaheshin zgjedhjet qendrore.

Pacolli nëpër intervista televizive e akuzonte Haxhiun se i kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte kërcënuar në kohën kur po bëheshin koalicionet parazgjedhore, e Haxhiu ishte angazhuar edhe aty të rregullonte partitë politike.

Ndërsa, vetë gazetari ka mohuar se kishte kërcënuar Pacollin.

“Nuk e kam kërcënuar Behgjet Pacollin, i kam shkruar një mesazh dhe asgjë më shumë, ma ka kthy krejt çka i kam thënë atë natë nuk i’a hjeki as një presje, dhe mendoj se krejt çka i kam thënë atë natë. Për arsye se pjesën e parë të bisedës Bexho, po të presin pesë persona jashtë kthejua përgjigjen se nuk je ti kaq i madh me të prit ty pesë vet edhe ti me i lënë varun. Për arsye se për njëherë nga pesë miq vetëm njëri të mbetet dhe ai njeri të mbetet edhe ai nuk të mbetet dhe të mbeten katër armiq për arsye se ti i ke lënë me prit deri në momentin e fundit”, pati thënë Haxhiu në emisionin Komiteti. /Express/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?