Padia për shpifje/ Balla akuzon Bashën: Dyshoj se i njeh dy porositësit e ‘Toyota Yaris’ me 3.4 mln euro
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda, deklaroi se do të depozitonte të tjera prova që implikojnë Bashën lidhur me 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit.
Balla pohoi se kishte ardhur në prokurori për padinë që bëri ndaj Bashës për shpifje. Ai tha se ka dyshime që Basha i njeh dhe dy personat e shpallur në kërkim, si porositës të eurove.
Sot ishin thirrur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për t’u përballur Taulant Balla me Lulzim Bashën, pasi kryetari i grupit të PS, e paditi për shpifje për rastin e dosjes së 3.4 mln eurove.
“Sikur i kisha premtuar publikut shpifjet e turpshme, por me dijeni dhe vetëpërfshirje të Bashës kundrejt meje lidhur me një aksion të suksesshëm, sot jemi te Krimet e Rënda ku është faza e parë e apelimit gjyqësor, kujtoj që kam bërë edhe një kallëzim në prokurori, nesër do i depozitojmë edhe shtesa të tjera, pasi ka elementë të rinj, që e bëjnë Bashën që ka pasur dijeni dhe i njeh personat në kërkim, por Basha ky qenka, bën shejtan budallain, heq një akuzë dhe shpifje dhe sot nuk është paraqitur për t’u përballur me mua për shpifjen. Nëse do të kishte burrëri do të kishte qenë ai që do i drejtohej prokurorisë, pasi në rast të dijenisë për një krim është detyrim ligjor të shkojë në prokurori. Thonë që ka ikur në SHBA, ku i sugjeroj nëse është atje për t’u fshehur, si në rastin e rrugës Durrës-Kukës nuk u paraqit asnjëherë dhe luajti me raportet mjekësore dhe vizitat jashtë vendit. Nëse është në Amerikë të japë shpjegime në SHBA për aferën 500 mijë dollarëve, me paratë ruse të sponsorizuar. Avokat shko më përfaqëso dhe nëse vjen Lulëzimi më njofto të vij. Unë dua të përballem drejtpërdrejt me Bashën dhe jo përballje mes avokatësh, nuk do ta ulja nivelin tim. Njëri prej tyre më thanë është ish-ministri i drejtësisë së një viti më parë, më punëtorët e tij nuk përballem, dua atë drejtpërdrejt. Ky proces do të jetë plot seanca dhe Lulëzimi do të vijë. Mezi pres të përballem me prokurorinë nëse do të kishte një arsye, por personi i parë që duhet thirrur është Basha. Apeli im është përkundrejt prokurorisë, të thirret menjëherë Basha, që sikur ka bërë pohime në Kuvend, ka dijeni për ngjarjen. Ai që ka dijeni dhe njohje është që Basha i njeh fare mirë ata, nuk është rastësi që u gjet një prej vëllezërve në zyrën e Bashës. Unë kam dyshimet e mia, që Basha i njeh edhe dy kushërinjtë, që kanë qenë prezent edhe në çadrën e Lulzimit, që ka vonuar drejtësinë e re në vend. Me vendim gjykate Basha duhet të më kërkojë ndjesë mua dhe kolegëve të mi. Provat e reja nesër? Më lini kohë t’ua vë në dispozicion provat e reja që vënë në përgjegjësi penale Bashën”- u shpreh deputeti socialist, Taulant Balla.
KOHA JONË SONDAZH

