FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Paditet në Prokurori Ministri i Brendshëm Tahiri

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi këtë të shtunë një mbledhje të jashtë radhe, të thirrur nga Kryetari i Këshillit, presidenti Bujar Nishani për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në sistemin gjyqësor pas deklaratave të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri kundër gjyqtarit Arjan Aliaj. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat KLD i konsideron akuzat si “sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese”.

“Gjatë diskutimeve, – thuhet në njoftim – anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit z. Arjan Aliaj në veçanti por dhe trupës gjyqësore në tërësi, ku në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?