Pak orë para protestës së opozitës, zbarkon sot në Tiranë shefi i NATO-s

Ditën e sotme, pak orë para protestës së shtatë kombëtare të opozitës kryeqytetin shqiptar do ta vizitojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai do të qëndrojë në Tiranë vetëm disa orë në një vizitë të paplanifikuar, ndërsa do të takohet me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në qendër të bisedimeve padyshim që pritet që të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 15.20 sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas Shqipërisë, Stoltenberg do të udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar disa takime me zyrtarët e lartë të vendit fqinj në Shkup.

Situata politike në Shqipëri është mjaft e tensionuar, teksa të shtunën shumica hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita jo vetëm i ka bojkotuar, por ka paralajmëruar pengimin e tyre.

Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog, ndërsa ka kushtëzuar edhe angazhimin e Gjermanisë për të ndërmjetësuar, pasi kërkon me çdo kusht largimin e Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?