Paketa ‘anti KÇK’, Vasili: Jemi me reformën në drejtësi dhe jo me drejtësinë nacional socialiste të Ramës

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka reaguar ndaj paketës KÇK të qeverisë Rama. Sipas Vasilit, reforma në drejtësi u ndërmor për të pasur një drejtësi të pavarur nga politika dhe aq më pak nga qeveria. Ai tha se është vetë Rama që e ktheu Shqipërinë në një lavatriçe të parave të pista.

“Është Edi Rama e ktheu Shqipërinë në lavatriçe e parave të pista. Aq sa Këshilli i Europës e riktheu Shqipërinë në monitorimin e parave të zeza, parave të pista. Nga një monitorim nga i cili Shqipëria kishte dalë me vite si një vend që nuk e kishte më këtë problem. Pra çështjen e parave të pista e riktheu sërish Edi Rama. Njëkohësisht, për shkak të kësaj qeverisje Shqipëria është një nder tre vendet më të korruptuara të globit. Me Sierra Leone dhe vendet e Afrikës të cilët dihet se në ç’nivele mizerabël demokracie dhe funksionimit të shtetit të së drejtës ekzistojnë. Dihet më së miri sepse Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të zezën mbi të bardhë që Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës u kthye në bazë të krimit të organizuar për aksione nga SHBA, Amerika Latine, Lindjen e Mesme, Europë. Pra, është fare e qartë si drita e diellit që njeriu që mbodhi krimin, jeton me krimin, përdor krimin, ndan paratë me krimin, ndan fondet publike e shtetërore me krimin nuk mund të jetë ky që mund të luftojë krimin. Dhe aq më pak ta ushtrojë këtë me instrumente anti-ligjore, anti-kushtetuese dhe që i kundërvihen reformës në drejtësi”,- deklaroi Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?