Pakti me Bashën, Berisha: Fitore personale e Ramës. Më ngjan si “Plaku dhe Deti” i Heminguejt

Ish-kryeministri Sali Berisha flet për herë të parë mbi marrëveshjen së arritur më 18 Maj mes Ramës e Bashës, të cilën e quan si shumë të mirë.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në News 24, Berisha deklaroi se arritja e marrëveshjes ishte fitorja e tij personale e Edi Ramës, ndërsa shtoio se ai i kujtonte veprën e Heminguejt “Plaku dhe deti”.

“Pa diskutim që arritja e marrëveshjes ishte një arritje e tij personale, e Ramës, sepse ishte në fund të fundit ‘shpëto atë që mundesh’ dhe ai shpëtoi atë që mundi, nuk hyri në histori si personi që do të bënte zgjedhje moniste. Në mënyrë të papritur ai mori kthesë, dhe këtu ai ka një arritje personale, sepse shpëtoi nga humnera drejt së cilës po ecete me shpejtësi”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaroi ndër të tjera se ishte kundër mbajtjes së zgjedhjeve në muajin korrik, për shkak se njerëzit janë të shpërndarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?