Pakti për detin me Greqinë. Presidenca: Nuk kemi ende kërkesë për ekspertët

Çështja e kufijve detarë është një nga temat e diskutuara në bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Nikos Kocias dhe Ditmir Bushati. Në Komisionin e Jashtëm, ministri Bushati tha se e ka informuar presidentin e Republikës në lidhje me këto bisedime dhe theksoi se gjatë tyre është shprehur bindja për t’i qëndruar vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me paktin detar me Greqinë. “Kam biseduar me presidentin e Republikës. E kam informuar për hapat që mund të ndërmerren në parim në lidhje me Greqinë. Ne do t’i përmbahemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bushati.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar në televizionin shtetëror grek, se me palën shqiptare është rënë dakord për ndryshim të vijës kufitare, pra të marrëveshjes së parë dhe madje se Shqipëria i njeh Greqisë të drejtën për ta shtrirë kufirin në 12 milje detare.

Mirëpo këta ekspertë duhet që të marrin plotfuqinë nga Presidenca, jo vetëm pse kështu e thotë ligji, por sepse kjo është një nga çështjet për të cilat është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese në rastin e rrëzimit të vendimit të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga Presidenca thanë për se nuk ka ende një kërkesë të tillë nga qeveria. “Takimet e deritanishme mes dy ministrave kanë qenë politike dhe nuk është ngritur një grup pune për të punuar konkretisht me këtë çështje”, thanë burime nga Presidenca.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?