Publikohen emrat e ministrave të qeverisë së përbashkët Rama-Basha

Publikohen emrat e ministrave teknikë. Ka zgjatur më pak se 30 minuta takimi mes Kryeministri Edi Rama dhe kreu të PD-së, Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve. Dy liderët janë takuar për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes për të cilën ranë dakord me 18 maj. Takimi ka vendosur emrat që do të marrin postet teknike në qeveri.

Emrat e ministrave vijnë si propozim i Partisë Demokratike, ndërsa emërimi i tyre do të bëhet me konsensus nesër në Kuvend.

Emrat e propozuar nga PD për ministrat teknikë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Zv.Kryeministre, Ledia Mandia

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministër i Brendshëm,  Dritan Demiraj

Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri

Ministri i Arsimit, Mirela Karabinio

Ministria e Financave,  Helga Vukaj

Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

Avokate e Popullit, Erinda Ballacna

Kryetar i KQZ, Klement Zguri

Më poshtë profilet e ministrave teknikë:

Ledina Mandia do të jetë zëvendëskryeministre teknike e qeverisë Rama. Ajo është propozuar nga Lulzim Basha, si pjesë e marrëveshjes mes tij dhe kryeministrit Rama. Zonja Mandia ka qenë avokate e shtetit nën qeverinë Berisha. Me profesion juriste, ajo ka qenë edhe një ndër propozimet për Këshillin Drejtues të RTSH.

 

Ministër i Brendshëm do të jetë Dritan Demiraj. Ai ka qenë Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë (komando). Ka 24 madalje në ushtri dhe në sport. Trajnues i misioneve paqëruajtëse “Eagle”. është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit”. Por u shkarkua nga detyra në dhjetor të vitit 2014 pas ardhjes së Partisë Socialiste në Pushtet, pas 31 vitesh kontribut në FA.

 

Helga Vukaj do të jetë Ministre e Financave. Me titulli Profesore e Asociuar, ajo ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme në KLSH.  është lindur më 1978.

Diplomuar në Jurisprudencë(2000). Doktor i Shkencave Juridike. 10 vite eksperience pune. Juriste në Presidencë, Drejtor

Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, 2 vitet e fundit në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme. Fusha e ekspertizës: Juris-Prudenca (pronat e paluajtshme).

Gazmend Bardhi do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ai është me profesion jurist dhe ka shërbyer si ekspert ligjor në Partinë Demokratike, veçanërisht gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi.

 

Mirela Karabino do të jetë Ministre e Arsimit. Ajo është lektore në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.

Arben Beqiri do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë. Ai është me profesion Kirurg, Gastrohepatolog. Ka mbajtur postin e zv/rektorit të Universitetit të Shëndetësisë dhe për më shumë se 20 vjet ka qenë pedagog i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë. është i njohur për përdorimin e teknikave të reja kirurgjikale kryesisht në fushën endoskopike dhe laparaskopike. I vetmi kirurg shqiptar që u shpall fitues i bursës Fulbright në National Naval Medical Center ëashington DC dhe i vetmi mjek shqiptar anëtar i American Society of Gastrointestinal Endoscopy, i njohur në literaturën ndërkombëtare për kontributin në kërkim shkencor të teknikës së përdorur prej tij në vitin 1997 për endoskopi gastrointestinale.

Xhulieta Kërtusha do të drejtojë Mirëqenien Sociale. Ajo rezulton të ketë mbajtur detyrën e kreut të njësisë së blerjes së energjisë dhe zhvillimit të tregut rajonal në CEZ.

JETESHKRIMI I DETAJUAR

Arben Beqiri CV

Dritan Demiraj CV Shqip

Gazment Bardhi CV

Helga Vukaj CV

Ledina Mandija CV

Mirela Karabina CV

Xhulieta Kertusha CV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?