Pakti Rama-Basha/ U shkarkua si ministre, ja çfarë thotë Lindita Nikolla

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të largohet nga kjo detyrë pas marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për të zgjidhur krizën politike. Me një status të gjatë në faqen e saj në Facebook, Nikolla falënderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe ironizon edhe kritikët e punës së saj.

“Faleminderit e mirënjohje për çdo socialiste e socialist që më besoi e mbështeti në rrugën e largimit të politikës nga arsimi. Me largimin tim si ministër, mbetet ta vërtetojnë edhe ata që e dyshuan sot në opozitë, por që e instaluan në mënyrën më të shëmtuar dje në pushtet.

Faleminderit Edi Rama, për besimin dhe mbështetjen që i dhe një mësueseje me sfidën për të përmbushur pritshmëritë përballë situatave aspak të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi ende shumë për të bërë, por shumë më shumë për të humbur, nëse kthehemi pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

# EdiRAMA#PërShqipërinëQëDuam#PS”, shkruan në një pjesë të statusit të saj, ministrja në largim, Lindita Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?